Prof, Ago Nezha:Myslym Pashai, ishte kthyer në një instrument pa energji kundërshtuese dhe korrektuese

101

INTERVISTA/  Flet ish anëtari i kryesisë së Partisë Aleanca Kuq e zi, Prof, Ago Nezha

Partia Aleanca Kuq e Zi një ndër partitë më të reja shqiptare pësoi disfatën më të madhe në vend, pasi ka marrë vetëm 1% të votave të shqiptarëve. Kjo parti e cila e filloi veprimtarinë e vet si një shoqatë patriotike dhe vazhdoi si një parti pulitke, në fillimet e saj pati një mbështetje të gjerë në masat e gjera, por shkëputja e liderit të saj nga dëgjimi i Kryesisë dhe masat apo mos lidhja e aleancave parazgjedhore me partitë kudër Sali Berishës bëri që kjo Parti pulitke e cila në fillimet e sondazheve parashikohej të zinte deri në 15% të elektoratit shqiptar, të arrinte në vetëm një përqind. Shkëuptja prej saj e rreth 10 Sekretarëve të fushave të ndryshme, intelektualë me emër në të gjitha fushat e jetës që i dhanë emër Partisë AK, bëri që kjo parti të shumohej dhe të arrinte në nivelet më të paparashikuara. Një prej drejtuesve më aktivë të kësaj partie, ka qenë dhe Prof. Ago Nezha, Sekretar për çështjet e bujqësisë, i cili nuk mund ta duronte autoritarizmin dhe politikën pa konture të z Kreshnik Spahiu.

 Si u përfshitë te Aleanca Kuq e ZI?

Unë, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, pata organizuar një tubim masiv te Muzeu Kombëtar,  me pjesëmarrjen e 70 shoqatave për të denoncuar marrëveshjen e detit të realizuar nga  Qeveria  jonë me Qeverinë Greke. Në këtë tubim ku folën ndieri Sabri Godo, Profesor Pëllumb Xhufi, Aleksandër Çipa, etj, erdhi papritmas dhe kërkoi që ti jepej fjala një nga grupi i tij. I dhashë të drejtën e fjalës, duke e kushtëzuar që të flasë shkurt. Në atë mbledhje, kishte në sallë deputet nga të dy krahët, ku unë akuzova Qeverinë për këtë veprim të mbrapsht dhe tërhoqa vëmendjen përse heshte opozita për një situatë kaq kritike për fatet e vendit. Deputetët e pranishëm të së majtës e bën prezent këtë problem te Kryetari Rama dhe ata u vunë në lëvizje duke e denoncuar në Gjykatën e Lartë. Menjëherë pas takimit tonë më kërkuan për një konsultë, drejtuesit e lëvizjes së Aleancës, për ti ndihmuar në organizimin e një veprimtarie masive. E konsumova pa as një paragjykim, duke menduar se ishte një kauzë pozitive. Ata imituan Shoqatën “LABËRIA”, dhe filluan të organizojnë mbledhje firmash në gjithë Shqipërinë. Një kontingjent të konsiderueshme ja siguroi Shoqata “Labëria”, nëpërmjet degëve të saj në rrethe, si në Tiranë, Fier, Patos, Vlorë, Sarandë, Tepelenë, etj. U grumbulluan mbi 20.000 firma. Një nga natarët e forumit të Shoqatës  tonë, më tha me të drejtë, se ata po na vjedhin neve idenë. Por unë i thashë, se nuk ka gjë të keqe kur bashkohen forcat për një mision historik. Kisha marrë pjesë në disa tubime, gjithnjë në cilësinë e Kryetarit Të Shoqatës “Labëria”. Kur u formatua si Parti, më kërkuan me insistim që të përfshihesha në veprimtarinë e saj Me gjithë kundërshtitë e mija, mbasi kisha shumë rezerva, presioni ishte shumë i madh i dy liderëve kryesor, Kreshnik Spahiut dhe Myslym Pashait. Madje, Myslymi më tha, se ti si Shoqatë e ke nisur i pari këtë lëvizje, ku edhe i dhamë Myslymit për veprën e tij unikale, titullin më të lartë të Labërisë, “Mirënjohje të Labërisë”. Unë jam angazhuar vonë në këtë Parti, pas një insistimi të vazhdueshëm të liderëve të saj se duhet të na ndihmosh, meqenëse ne bashkohemi për çështjen kombëtare. Për të mos u zgjatur, pranova të kontribuoj për një çështje madhore kombëtare.

 Si spjegohet që në fillimet e saj Aleanca Kuq e Zi, pati prurje të vrullshme?

Aleanca “kuq e Zi”, nga dita e krijimit të saj, u kthye në një simbol të patriotizmës, atdhedashurisë dhe kombëtarizmit. Me kauzën që përfaqësonte, idealet që mishëronte dhe veprimtarinë që realizonte, bëri që ajo të thithte në gjirin e saj shtresa të gjëra shoqërore, duke filluar nga intelektual me integritet, të rinj të shkolluar në perëndim dhe biznesmen të fuqishëm të ekonomisë Shqiptare. Prurjet e saj, nga e gjithë shoqëria Shqiptare, ishin spektakolare, sa që nga dita në ditë po grumbulloheshin “besimtar të demokracisë”, që po formonin një ortek të mbrujtur me idealin e bashkimit kombëtar, që nuk ndalesh para asnjë barrikade, që kërkonte ta minonte fuqia e pushteti. Investimi, ishte multidimensional, në të gjitha shtresat, ku prioritet kishte brezi i ri, me pathosin e moshës, besimin në të ardhmen dhe ambicien për të ndryshuar klimën politike Shqiptare. Strategjia e fillimit, që përdori lideri i saj Kreshnik Spahiu, ishte vizionare, duke afruar në drejtimin e kësaj force të re politike, intelektual me integritet dhe aftësi organizuese e drejtuese. Duke kombinuar mirë, kapacitetet intelektuale me hovin energjik të rinisë, arriti që të formësojë një forcë politike, që u kthye në pikë referimi për politikën Shqiptare dhe ngjalli xhelozi edhe në dy kampet e mëdha të politikës. Kjo jehonë dhe karizëm, që u duk një risi në sytë e Shqiptarëve, gradualisht, u kthye në vetëlavdi dhe automeritë e liderit të saj Kreshnik Spahiu.

 Pse u venit forca e saj, dhe kush janë shkaktarët ?

Fillimisht Aleanca Kuq e Zi, formoi një profil të qartë kombëtar, por gjatë rrugës, u pushtua nga euforia e liderit dhe u deformua e degjeneroi në një klub pazaresh, për përfitime korruptive. Dal nga dalë, pa e kuptuar as vetë, ai, po autosugjestionohesh dhe  filloi të besojë deri në ekstazë, se ishte një lider me cilësi të veçanta që po befasonte mjedisin politik Shqiptar. Nga dita në ditë, mbulohesh nga vellua e delirit të madhështisë, dhe sukseset e Aleancës Kuq e zi, ja atribuonte karizmës së tij, të  “madhërishme”. Ky virus, që prek shumë lider në politikën Shqiptare, bëri që partinë ta konsideronte plaçkë tregu, për përfitime personale, në rrugë korruptive. Për të realizuar misionin e tij aventuresk, gradualisht filloi të shmang sekretarët politik, me një kontribut të vlerësuar dhe më një begraund të spikatur intelektual. Afroi rreth vetes, njerëz pa identitet, pa nivel arsimor e kulturor, vetëm e vetëm, se i mbushnin xhepat me para. Pra, partia, u kthye në një klub pazaresh, më jep, të të jap. Taktikat e përdorura, ishin tepër klienteliste, duke preferuar persona me defiçencë intelektuale, formim kulturor të mangët dhe aftësi perceptuese të kufizuara. Këtë klasë politike, e shinte si një terren të favorshëm për ta manipuluar, për synimet e tij të mbrapshta. Dy kategoritë më të vlerësuara të tij, ishin së pari,  disa të rinj që për mungesë përvoje, pjekurie dhe besimi, ishin të përkushtuar, pa kushte. Dhe së dyti, kontingjenti i tij i flirtuar, ishin disa “Bejlurçina”, që i bënin elozhe, si një gjeni i politikës Shqiptare. Me një vetëbesim të tejkaluar intelektualisht dhe institucionalisht, në të gjitha veprimtaritë politike që organizoheshin nga partia, dilte në krye vetëm, i shkëputur si meteor, që do ndriçonte rrugën e demokracisë. Kjo eufori, i kaloi caqet, duke nënvleftësuar e shmangur gjithë strukturat e partisë dhe duke nëpërkëmbur rolin e sekretariatit që kish zgjedhur kongresi. Nuk respektonte frymën e forumeve dhe shkelte në mënyrë flagrante Statutin e Partisë, duke mos respektuar normat dhe parimet, si të ishte një patriark autoritarist. Në çdo mbledhje të sekretariatit, shfaqeshin fytyra të reja sekretarësh, që si hije të heshtura zinin karrige të pa motivuara. Edhe kur kishte ndonjë zë sporadik kundërshtie, për këtë situatë manipulative që prodhonte hera herës, ai e kalonte me një heshtje mospërfillëse, ku nën teksti ishte, partia është e imja dhe me të, bëj si dua unë. Forca e mendimit institucional, kishte perënduar.

 Si funksionuani forumet e partisë?

Edhe Sekretari i Përgjithshëm, Myslym Pashai, ishte kthyer në një instrument pa energji kundërshtuese dhe korrektuese, të një situate që po agravohesh nga njëra mbledhje  e Sekretariatit në tjetrën. Në mënyrë krejt amatoreske, kryetari i Partisë kur nuk i pëlqente fryma e diskutimit në Sekretariat, ngrihesh e ikte nga mbledhja, pa staturën e kryetarit, si të ishte një çapkën i përkëdhelur që i prishej qejfi. Mbledhja, shndërrohej në një teatër komik, që të jem i sinqertë, shpesh herë jam ndier i zhgënjyer, dhe këtë ndjesi ja kam shprehur shokëve të mi kofindencial në sekretariat, njëri prej të cilëve ishte edhe Myslym Pashai, nga ku isha injektuar për tu përfshirë në atë forcë politike. Jo rrallë herë, mbledhjet ktheheshin në një pazar bisedash, pa konkluzione e vendime, për tu ndjekur në vazhdimësi. Mungonte serioziteti dhe korrektësia institucionale, në mbledhjet e sekretariatit. Nuk kishte ndodhur, qoftë edhe një rast të vetëm, që mbledhjet e sekretariatit të fillonin në orar. Ky qëndrim pritshmërie i përsëritur, më ka detyruar që të braktisë mbledhjen, në shenjë revolte. Sjellje të tilla mos përfillësh dhe arrogante, që tregojnë për një kulturë të mangët sa qytetare aq dhe politike, më kujtonin një situatë të ngjashme në një Kongres Pan Afrikan në vitet 980, që në takime vinin me gjysmë ose një orë vonesë dhe nuk shfaqnin as më të voglin shqetësim. Për analogji, edhe situata brenda partisë, ishte jo korrekte. Kjo situatë,  që ishte pjellë e karakterit të tij, e dëmtoi shumë në misionin që kish startuar. Mendjemadhësia e tij, po rritej si një katarakt, që kërkonte të përmbyste, çfarëdo barrikadë që i dilte përpara. Ky donkishot, që e quante veten një gjigandë të politikës Shqiptare, e që nuk i përfillte dy liderët e superfuqive politike në vend dhe se kish besim që me disa “vogëlush, e vogëlushe” që i shkonin prapa si manarë, do shembte nga rrënjët kështjellën e demokracisë 22 vjeçare. Aventura që i besuan dhe e ndoqën pas, dhe e shoqëruan deri në fushatë, ishin jo vetëm të rinj dhe të reja, që ju falet për mungesë eksperience, por edhe sekretar me formim e përvojë, që shpresuan të bëhen deputet dhe rendën pas tij  duke i bërë hosana. Kur i shikoja disa miq të mitë, në këto role groteske, më bënin të qeshja, mbasi e dija çfarë rezultati do korrnin. Këtë dukuri, e shfaqi në mënyrë demonstrative në ofertat që ju bënë nga Partia Socialiste, për një aleancë parazgjedhore. Me gjithë ofertat tepër të favorshme, të bëra nga Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, për një koalicion preferencial, duke i afruar edhe tre vende në listën e së majtës, përsëri me megalomaninë e tij, ai e refuzoi, nisur nga një vetëbesimi i verbuar, që i errësoi shikimin dhe me brutalitetin grotesk, donte ti imponohesh Partisë Socialiste. Kjo komedi u luajt në një teatër të pistë, që ushqehej nga disa sejmen, që e yshtnin se ne fitojmë pa pasur nevojën e koalicionit. Jo vetëm që nuk përfilli opinionet e sekretarëve të Partisë, por në mënyrë autokratike mori vendime personale, për një moment, sa delikat, aq dhe krucial për fatet dhe të ardhmen e Partisë.

 Çfarë tipi lideri e konsideroni ju Kreshnik Spahiun?

I joshur nga ditirambet e përfaqësuesve të rinisë, gruas dhe ndonjë sekretari servil, ai projektoi dështimin dhe me një arrogancë që e karakterizon, deklaroi mos pranimin për një koalicion të mundshëm, me shumë favore në rrugë pragmatiste për Aleancën Kuq e Zi. Ai, politikën e konsideron një veprimtari solo, si të jetë në një sistem monist. Ndërsa, në demokraci, politika është polifoni, me pjesëmarrjen e shumë aktorëve aktiv. Këtë filozofi, Spahiu, nuk e kish pronë të vetën. Pozicionet individuale, autokratike, deri për çështje jetike për ekzistencën e një partie, siç ishte qëndrimi ndaj koalicionit zgjedhor, prodhoi një klimë konfliktuale, midis liderit dhe disa nga sekretarët e departamenteve kryesore, të cilët të detyruar, dhanë dorëheqjen. Kjo situatë, solli një standard të ri në Partinë Aleanca Kuq e zi. Mbasi, me shpërbërjen e tetë departamenteve, pati një erozion të largimeve nga kjo parti. Ky veprim, po të ishte shoqëruar në mënyrë koherente nga Sekretari i Përgjithshëm Profesor Myslym Pashai, efekti i bumerangut do ishte më i madh. Për të qenë korrekt, do thoja se ai, jo vetëm reagoi me vonesë, por edhe motivimi i largimit, ishte pa nerv dhe kaotik. Por, Kreshniku, këtë paraqitje, me mendjelehtësinë e tij sportive që e karakterizon, përdori dhe disa epitete për të larguarit, që e quajti një veprim emocional, të pa rëndësishëm, të disa individëve që nuk i sjellin ndonjë dëm apo pasojë partisë. Por, koha tregoi se ishte gabuar rëndë. Fushata zgjedhore, rezultoi ndryshe. Në format e tij diabolike, që ishin metoda e tij më efikatëse e drejtimit të partisë, filloi të operoi në qarqe të ndryshëm të vendit, duke u ndjekur nga njerëz pa reputacion shoqëror, ferment politik dhe integritet moral. Metodat operacionale, që përdorte në marrëdhënie me qarqet ishin mbi baza intriguese, duke krijuar struktura paralele. Në qarqet ku ishin të deleguar Sekretarët politik, ai dërgonte fshehurazi shërbëtorët e tij klandestinë që në shumicën e rasteve krijonin dhe nxisnin konflikte, sjellje kjo, që pati një kosto të madhe rrënuese, për Partinë. Ky fenomen, ishte i shprehur në Qarqet Tiranë, Durrës, Kukës, Fier dhe Vlorë. Zhurmnajë mediatike, euforia prozaike dhe protogonizmi provincial, ishin tre komponentët që udhëhoqën fushatën e Aleancës Kuq e Zi, në zgjedhjet e 3 Qershorit. Është e njohur sentenca popullore,se njerëzit që nuk i dëgjojnë këshillat, nuk ke si ti ndihmosh. Kompozimin që i bëri fushatës, ishte komprometues dhe i dështuar qysh në projektim. Kandidaturat klienteliste, që paraqiti para elektoratit, nuk ishin të gjetura, për reputacionin që gëzonin në komunitetin ku konkurronin me një treg elektoral të zgjedhur. Slogani i fushatës, “zoti është i pari”, ishte tepër anakronik dhe nuk thoshte asgjë për elektoratin. Po kaq anakronike dhe qesharake ishte slogani në televizion: “60 vjet me Enverin, Ramën e Saliun, e ardhmja me Kreshnik Spahiun”. Ky mesazh që përcillte te elektorati, s’ka nevojë për koment, se flet qartë për megalomaninë e këtij lideri, që si erdhi iku. Emerson, thotë se:” Njerëzit mendjeshkurtër besojnë fatin, njerëzit e fortë, shkakun dhe pasojën”. Megjithë insistimin tonë të vazhdueshëm në sekretariat, duke i dhënë dhe disa modele, për të paraqitur një program elektoral, ai, përsëri, mbeti në disa slogane bajate, që nuk ngjallnin interes dhe nuk përcillnin mesazhe shpresëdhënëse te elektorati. Këtë e dëshmoi, fundfushata më datën 23 dhjetor, që Aleanca kuq e zi, mori vetëm 1 % të votave, që provoi se ishte një konkurrim pa dinjitet, dhe e pozicionoi shumë larg mandatit, qoftë edhe të një deputeti të vetëm. Në rast se Spahiu, do kish ruajtur strukturat që pati ngritur, ai, do futesh në parlament me një grup solid parlamentar. Ai, ishte një politikan cirku, që s’kam arritur dot ta portretizoj me lojërat e tij groteske, që jo rrallë herë  ktheheshin në bumerang, siç ishte edhe akti i fundit , me qëndrimin ndaj koalicionit. Koha, ka treguar, se çdo gjë që është e keqe në politikë, është e keqe edhe në moral. Karakteri, ja ushqen, apo ja shteron arsyen politikanit. Aftësitë e politikanit, duken qartë, kur di ta përdor artin e të drejtuarit, në funksion të zbatimit të parimeve. Mënyra, se si veproi lideri i Aleancës Kuq e zi, tregoi mungesë vizioni, pa aftësi për të reflektuar situatën dhe karakter të pa qëndrueshëm. Dhe koha, dëshmimtaria okulare,  tregoi se atë që mbolli, korri. Mbolli stuhi në sekretariat, me metoda subversive dhe korri furtunën në fushatën elektorale. Karakteri, shfaqet kur njeriu ka pozita shoqërore të rëndësishme. Me tërë veprimtarinë e tij politike, Kreshniku tregoi se ishte një lider që po të vinte në pushtet, bëhesh një rrezik i për demokracinë liberale. Por, populli, si rrallë herë këto zgjedhje tregoi se është maturuar, emancipuar dhe kulturuar për të vlerësuar me votë vlerat intelektuale, morale dhe sociale të liderit, përfshirë këtu edhe kreshnikun. Elektorati, këtë herë nuk bëri prova eksperimentale, por vlerësoi objektivisht tërë subjektet politike, duke i shpërblyer me votë.. Kur lexon votën, sheh qartë, se elektorati e ka vënë mirë notën. E,ky gjykim inteligjent, bëri, që Kreshniku, si erdhi iku.