Prodhimi bruto i hashashit më i madh se buxheti i shtetit

477
Heshtja me pamje të plotë ortakllëku me kultivuesit e drogës që kanë uzurpuar gjithë Shqipërinë, duke e kthyer vendin në një fermë 28 mijë kilometër katrorë të mbjell me hashash, nuk është mungesë informacioni, apo pafuqi veprimi prej shtetit, por është një skenar i paramenduar, që “ramanovët’ e pushtetit të “Rilindjes”, ta kenë si burim fitimesh financiare, për të shuar llogaritë bankare, por edhe për të garantuar miliardat që do t’u duhen për të blerë votat e zgjedhjeve të ardhshme, që sipas “erës” së hashashit, duket se janë shumë pranë. E gjendur përballë shqiptarëve të mashtruar, të tallur, të shpërfillur e të zhvatur me koncesione dhe tendera, kupola “rilindja” ka futur në lojë skenarin e krimit të kultivimit dhe shitjes së drogës, duke krijuar grupe kultivuesish të besuar, të stërvitur e të paguar, apo të shpërblyer me poste të larta shtetërore për familjarët e tyre, të cilët kanë “pushtuar” gjithë territorin duke e mbjell lirshëm e në çdo milimetër katrorë me bimë narkotike. Në fusha, kodra, male, kullota, pyje, lugina lumenjsh, brinja, përrenj, në sera, në toka bujqësore, nëpër 
….
Të plotë shkrimin mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf, faqe 4
Sigal