Procesi për zgjedhjen e kreut të KQZ, Majko: Denar Biba dhe Lefterie Luzi, kandidatë për t’u vlerësuar

428
Sigal

Gazeta Telegraf/


Deputeti i PS, Pandeli Majko
tha se ishte dakord për një KQZ të qëndrueshme.Ai 
ka vlerësuar dy kandidaturat
për kryetar të KQZ, atë të Lefterie Luzit dhe Denar Bibës.

Majko tha gjithashtu se procesi për zgjedhjen e kreut të
KQZ kërkon një komunikim politik mes palëve.


Majko: Në parim jam për një KQZ të qëndrueshëm dhe mendoj se të dy
anëtarët e KQZ që  kanë shprehur dëshirën për mua meritojnë vlerësim dhe
në cdo rast mendoj se kjo është në favor të qëndrueshëm të punës së
institucionit.



Majko: Ky proces do të kërkojë edhe
një komunikim politik mes palëve. Nëse do të bëjmë një komision zgjedhjesh i
cili do të ketë njerëz me autoritet apo palët do të orjentohen nga eliminimi i
njerëzve me autoritet që në fillim duke i parë ata si përfaqësues të kësaj pale
apo asaj pale.