Procedohen penalisht edhe dy inspektorë të tjerë të DRSSH në Dibër

427
Sigal

Dy  inspektorë të tjerë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Dibër janë  proceduar penalisht, duke e çuar në 5 numrin  e tyre në këtë drejtori.

Sipas policisë së Dibrës janë proceduar penalisht Z.Ç dhe R.Ll, Inspektore në D.R.S.SH me akuzën e shpërdorimit të detyrës

Policia e Dibrës: Vijon puna  nga Sektori i  Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Dibër, për goditjen e paligjshmërisë. Goditen dhe dy  raste të tjera të   “Shpërdorimit të  detyrës”.Si dhe dy raste për   “Mashtrimi me sigurime” dhe “Falsifikimi i akteve të  gjendjes civile”. Shkon në 5 numri i Inspektorëve të D.R.S.Sh. Dibër  të proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, gjatë muajit të fundit. Procedohet penalisht  Z.Ç dhe R.Ll, Inspektore në D.R.S.SH, Dibër. Si dhe  dy shtetase V.F e B.K për “Mashtrimi me sigurime” e “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”