Procedimi i Prof. Edmond Tupes, Braimllari: Është e turpshme, sesi Edi Rama procedoi një akademik

530
Sigal

Prononcimi i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari.

Është shumë e thjeshtë! Është revolta e qytetarëve me Edi Ramës, është revolta e këtij kryeministri i cili ka varfëruar qytetarët, i cili ka rritur taksat në vend, i cili i ka lënë shqiptarët pa punë dhe i ka larguar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Sot protestat që janë në të gjithë vendin, por edhe e studentëve jo vetëm këtu, ka një domethënie që ka lidhje drejtpërdrejt me varfërinë që po kalojnë shqiptarët. Shqiptarët janë më të varfër se kurrë, nuk ka më shpresë në këtë vend për shkak të Edi Ramës, i cili implimentoi një sistem kriminal, por mbi të gjitha i la pa punë.

A keni dëgjuar ju ndonjë ministër të Ramës, të dali publikisht dhe të thotë për hapjen e vendeve të reja të punës? A keni dëgjuar ju ndonjë ministër apo vetë Edi Ramën që shqiptarët ta ndërtojnë në këtë vend shpresën dhe që shqiptarët të punojnë këtu për të ndërtuar Shqipërinë? Jo! Sepse ai nuk i do shqiptarët, sepse ai nuk e do Shqipërinë, por ai punon për të larguar shqiptarët, ai punon për oligarkët dhe punon për krimin e organizuar. Ne jemi të vendosur si opozitë që ti shkojmë deri në fund kësaj çështje, sepse Edi Rama sot më shumë se kurrë ka marrë goditjen përfundimtare. Edi Rama të ketë kujdes, të mos procedojë qytetarë të thjeshtë të këtij vendi pse protestojnë. Të mos çojë në burg protestues të Unazës së Re, të ketë kujdes me procedimin e studentëve, sepse studentët kanë një protestë, e cila duhet marrë shembull nga të gjithë, nuk është politike, është e tyre, procedimi që i bënë studentëve, procedimi penal që i bënë banorëve të Unazës së Re nuk do ti trembin shqiptarët, por do ti motivojnë edhe më shumë për të ecur përpara sepse ne jemi të vendosur, sot Shqipëria ka vetëm një të keqe, ka të keqen varfërinë, ka të keqe largimin e të rinjve, ka të keqe papunësinë, ka të keqe mungesën e shpresës dhe ka të keqen që të rinjtë nuk po e ndërtojnë shpresën në këtë vend, të gjitha këto të këqija lidhen me një emër, lidhen me Edi Ramën.

Megjithatë, në mesin e të proceduarve ishte edhe një akademik i njohur, z.Tupja. Çfarë mendimi keni ju për këtë?

Është e turpshme, sesi Edi Rama procedoi një akademik të njohur si z.Tupe, do ti mbylli gojën intelektualëve, por të jeni të bindur që nuk keni për ta realizuar këtë sepse ato studentë, ato pedagogë janë të vendosur. Ajo që po ndodh me studentët është një protestë tërësisht e tyre, dhe klasa politike lë të marri shembull se si ato e kanë organizuar dhe se si ato e kanë menaxhuar në një demokraci të vërtetë, në fund të fundit shembulli i tyre është për të gjithë ne.