VIDEO/ ”Problemi zgjidhet vetëm përmes dialogut jo provokues”, Presidenti Meta komenton vendimet e Ramës për studentët

529
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qyteti i Korçës lidhur me zgjidhjet e ofruara nga kryeministri Edi Rama për studentët.

‘’Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme, për të dhënë një zgjedhje të besueshme dhe afatgjatë të problemeve të Arsimit të Lartë. Unë do të mbështesja çdo zgjidhje të sinqertë dhe të thelluar. Problemi zgjidhet vetëm përmes dialogut jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe produktiv”, u shpreh Meta.

Ndërkohë që lidhur me refuzimin që policia e Tiranës I bëri protestës së diasporës Meta tha se shqiptarët kanë ditur që të protestojnë dhe në kohën e diktaturës.

‘’Në rast se një gjë e tillë ka ndodhur, janë të ftuar të gjithë qytetarët që të protestojnë në oborrin e brendshëm të presidencës”, tha më tej Meta.