Probleme në avionin ku udhëtonte Kryeministri Rama

464
Avioni i linjës Singapor-Frankfurt, me të cilin do të fluturonte kryeministri Edi Rama, ka pësuar defekt në motor. Mësohet se avioni ku ndodhej kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar ishte parashikuar të nisej 3 orë më parë nga Singapori, por për shkak të problemeve në momentin e fundit, fluturimi është shtyrë. Kjo ngjarje ka bërë që Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar ku bëjnë pjesë edhe disa sipërmarrës të nisen nesër drejt Shqipërisë. 
Sigal