Problematika të përsëritura në Kombet e Bashkuara e të lidhura ngushtë me interesat kombëtare të Shqipërisë

906
1. Vota pro ngritjes së flamurit të Palestinës në OKB – 10 shtator 2015.
Më 10 shtator 2017, Shqipëria votoi në favor të rezolutës (A/69/L.76), për ngritjen e flamurit të Shteteve jo anëtare dhe që kanë statusin e vëzhguesit, Palestinës dhe Vatikanit në OKB.
Votimi:
→ 119 pro (nga BE, Franca, Italia, Spanja, Irlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Belgjika, Malta dhe Polonia);
→ 8 kundra (Australia, Kanada, Izraeli, Ishujt Marshall, Shtetet Federative të Mikronezisë, Palau, Tuvalu, SHBA); dhe
→ 45 abstenime (pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe).
Në Shqipëri pati një debat për këtë qëndrim të Qeverisë në OKB në kundërshtim me interesat shqiptare dhe qëndrimin e Palestinës ndaj Kosovës. Nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndër të tjera u nënvizua se kjo do të shërbente në të ardhmen dhe për ngritjen e flamurit të Kosovës në OKB.
2. Vota pro traktatit që ndalon armët bërthamore – 23 dhjetor 2016, në kundërshtim me strategjinë e NATO-s të shprehur në Summit-in e Varshavës.
Më 23 dhjetor 2016, Shqipëria votoi në favor të rezolutës për fillimin e negociatave të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore, në kundërshtim me:
– Strategjinë e NATO-s të shprehur në Summit-in e Varshavës, ku u riafirmua që “deterrenca/frenimi bazuar në aftësitë mbrojtëse sipas një mpleksje të përshtatshme të aftësive mbrojtëse bërthamore, konvencionale dhe raketore, mbeten një element thelbësor i strategjisë së përgjithshme të NATO dhe për aq kohë sa armët bërthamore ekzistojnë, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore”; si dhe
– demarshin amerikan në NATO (Bruksel, mes vendeve anëtare).
Votimi:
→ 113 vende pro (nga vendet e NATO-s Shqipëria, Italia dhe Estonia);
→ 35 kundra;
→ 13 abstenime (nga vendet e NATO-s, vetëm Holanda).
Pas kërkesës së Presidentit Nishani për sqarime, si dhe bërjes publike të kësaj vote, MPJ ka reaguar vetëm pas afro një muaji duke sqaruar opinionin publik se vota ishte gabim dhe do të korrigjohej.
Këto sqarime nuk iu dhanë Presidentit dhe as Parlamentit, kur problemi u bë publik.
3. Vota pro statusit të Jeruzalemit – 21 dhjetor 2017.
Më 21 dhjetor 2017, Shqipëria votoi në favor të rezolutës mbi Statusin e Jeruzalemit (A/ES-10/L.22), të sponsorizuar nga Turqia dhe Jemeni dhe që në thelb u ndërmor pas vendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Votimi:
– 128 vende pro – (përfshirë dhe Shqipërinë);
– 9 kundra
– 35 abstenime – (nga BE: Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Letonia, Polonia dhe Rumania, ndërsa nga rajoni ynë Bosnje-Hercegovina).
– Nuk morën pjesë – (vende evropiane: Gjeorgjia, Moldavia, San Marino dhe Ukraina).
Kjo votë e Shqipërisë u konsiderua në kundërshtim me interesat kombëtare me marrëdhëniet e partneritetit strategjik me SHBA. Ky vendim ishte i pa-konsultuar me Presidentin e Republikës dhe Parlamentin Shqiptar.
Keto kanë qenë votimet problematike në OKB nga 2015.
Sigal