Prizren/ Arben Ahmetaj marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë

402
Sigal

 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes , z.Arben Ahmetaj dhe zv/ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, z.Bernard Nikaj, ditën e shtunë, gjatë takimit që u zhvillua në qytetin e Prizrenit, midis dy qeverive, ka firmosur Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë midis këtyre vendeve. Qëllimi i kësaj mbledhjeje ka qenë nxitja dhe lehtësimi i tregtisë midis dy vendeve, duke qenë se, dhe lehtësimi i proceseve të zhdoganimit brenda vendit dhe në kufij kërkon bashkëpunime efikase dhe lehtësi të procedurave, jo vetëm të autoriteteve të doganave, por dhe të autoriteteve jo doganore. Gjatë këtij takimi të dy vendet ranë dakord për bashkëpunim ndërmjet tyre, shkëmbim informacioni, dokumentacioni dhe ndërveprim i sistemeve elektronike, harmonizim dhe thjeshtëzim i procedurave të transitit.