Pritet të jetë ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim sot përballë Senatit Amerikan

499
Sigal

Kandidatja për ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim do të përballet sot me Senatin më 29 tetor 2019 në orën 14:30 me orën tonë në senatin amerikan.

Lajmi për zhvillimin e seancës dëgjimore me Yuri Kim është publikuar në faqen zyrtare të Senatit amerikan.

Theksojmë se prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht ambasada amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkuara me punë Leyla Moses Ones.