Pritet hapja e negociatave, por Petrit Vasili denoncon: Zhvillim i papritur dhe skandaloz

104
Kreu i Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp denoncon një zhvillim të papritur dhe skandaloz sipas tij, siç ishte mbledhja e komisionit që ai drejton vetëm me anëtarët e PS.
Socialistët sipas Vasilit, u mblodhën për të miratuar “në mënyrë të përcudnuar” ligjin për strehimin social, duke mos pritur ditën e nesërme siç ishte përcaktuar. Ai thotë se maxhoranca minoi konsensusin në një ditë ku Shqipëria pret një raport pozitiv nga BE.
“Ligji ishte votuar në parim nga maxhoranca dhe opozita, por PS minoi konsensusin. Ndonëse ligji u vonua mbi një muaj nga maxhoranca në kuvend, konsensusi u prish nga ta per shtyrjen vetem nje dite”,-sqaroi Vasili.