Prishja e teatrit, Bashkia hap tender të ri, thirrje ndërtuesve, policia rrethon godinën

169

Bashkia e Tiranës u ka drejtuar një thirrje të hapur gjithë ndërtuesve që janë të interesuar për ndërtimin e teatrit, pas prishjes së tij, i cili është shumë afër.

Në dokumentin e publikuar, Bashkia u kërkon palëve të interesuara që të dorëzojnë dokumentet me qëllim hapjen e një tenderi të ri.

Ndërkohë gjithë ditës së sotme, policia ka zbarkuar pranë teatrit, aty ku prej disa kohësh punonjësit janë duke paketuar materialet dhe boshatisur sallat.

Aleanca për mbrojtje e teatrit, prej muajsh qëndrojnë çdo natë par godinës duke bërë thirrje për ndërgjegjësim klasës politike. Artistët kërkojnë ristrukturim të godinës dhe jo prishje dhe ndërtim nga e para, me një projekt të ri.