Prioritetet e Presidencës bullgare të BE-së

575
Ministrja për Presidencën bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, Liljana Pavllova, ka shpalosur edhe prioritetet e Sofjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor. “Detyrat kryesore janë në disa drejtime. Më e rëndësishmja është tema për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës. Ky qëllim mund të arrihet vetëm po të arrijmë mirëkuptim mbi temën për përforcimin e kufijve të jashtme, mbi çështjen për zhvendosjen e refugjatëve dhe po të punojmë në mënyrë më efektive për këtë proces. E ardhmja e Evropës, buxheti i ardhshëm i përbashkët i Evropës – shumë janë temat që do t’i diskutojnë gjatë ditëve të ardhshme”, tha Pavllova. Sipas tij, Bullgaria dhe qeveria bullgare e Kryeministrit Bojko Borisov punon në të vërtetë në përputhje me mesazhin për tolerancë etnike dhe religjioze. “Mendoj se këtë e kemi provuar shumë herë. Përpiqemi të tregojmë në të gjitha mënyrat – të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, se Bullgaria si një shtet në udhëkryq mes Lindjes së Perëndimit, si një shtet me tradita, me komunitete të ndryshme religjioze dhe etnike, jeton në fqinjësi të mirë dhe në tolerancë. Ky është mesazhi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor – vetëm me tolerancë dhe së bashku mund të arrijmë unitet”, tha ministrja. Sipas saj, pritet se në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Bullgari do të vijnë mijëra vizitorë, për të cilët shteti ynë është i panjohur. “Bullgaria është një thesar, i cili duhet zbuluar – një shtet me histori dhe kulturë të pasur dhe njerëz të mirë. Bullgaria është një vend shumë i përshtatshëm për investime”, tha ajo.
Sigal