Prifti: Mark Frroku u tremb nga presioni, unë thash të vërtetën!

473
Sigal

TIRANE – Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti mbërriti rreth orës 08.50 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me çështjen më të nxehtë që ka trazuar politikën shqiptare, atentatin e mundshëm ndaj deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi.

Në përgjigje të ftesës së organit të akuzës, Prifti do të japë përgjigje për deklaratën e tij se atentati që Doshi pretendon se ishte planifikuar gjashtë muaj më parë me urdhër të kryeparlamentarit Meta, ishte bërë pasi ish-deputeti socialist i Shkodrës kishte mbështetur Priftin për të nxjerrë videon e aferës me 700 mijë euro në vitin 2011, çka solli dhe dorëheqjen e Metës.

Kjo deklaratë u shpreh në një letër të tij në reagim të deklaratës të Metës, i cili tha nga Kuvend ish-deputeti Prifti disponon një video në të cilën përfshihet edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzeni.

Ky fakt u mohua nga Dritan Prifti në reagimin zyrtar të tij.  

Ora. 11.28 Ish-deputeti i LSI Dritan Prifi mbaron dëshminë pas 2 orë e gjysmë

Unë kam ardhur sot në prokurori sepse zoti Meta më ka përmendur në një nga deponimet e tij, kjo ishte arsyeja pse më thirrën prokurorët për të dhënë sqarimet e mia. Nga koha që vija për të denoncuar korrupsionin dhe sot për të denoncuar një vrasje politike ndaj dy deputetëve kemi ecur shumë mbrapa. Qeveritarët jo vetëm vjedhin por kanë marrë përsipër të vrasin deputetë. Ilir Meta është përpjekur të më përfshijë në këtë histori, pavarësisht se unë jam informuar për këtë histori nga muaji tetor pasi ai kishte informuar shtetin. Meta ka përmendur jo pularia e krimit, vezë e krimit, janë manovra për të drejtuar vëmendjen e opinionit në histori të tjera dhe jo tek një histori e frikshme që ky ka porositur vrasjen. Nëse Meta vazhdon të më implikojë unë kam dy vjet që nuk jam aktiv në politikë, por mesa duket po vjen koha të rikthehem sërish në politikë sepse në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme.

Ka pasur një skenar të mirëmenduar për të vrarë Tom Doshin, dhe unë kam bindjen që ky grup prokurorësh është një grup shumë serioz me eksperiencë dhe kam bindjen se kjo tentativë për vrasje do të zbardhet.

Unë nuk jam Mark Frroku, erdha dhe kam deklaruar të vërtetën të gjitha gjerat që kam pasur dijeni nuk më tremb asnjë lloj kërcënimi presioni që mund të bëjë Ilir Meta e njerëzit pranë tij për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për të tilla halle shtrembëron të vërtetën unë nuk kam të tilla halle. Unë kam dëshmuar për takimet e Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durimit dhe shumë gjëra të tjera, me informacionet që kam unë kam besimin se kjo çështje do të zbardhet.
Arsyeja e atentatit është një urrejtje që ka pasur Meta ndaj meje dhe Tom Doshit për publikimin e videos. Nuk kam video për Shkëlzenin. Këto janë taktika për të shtrembëruar drejtësinë, dhe pulat e mia në Koplik i kuptojnë jo më shqiptarë
t”. 

Ora 08.50 Ish-deputeti Dritan Prifti mbërrin në Prokurori

Edhe shoferi i Doshit sot në prokurori si dëshmitar i bisedës Frroku – Doshi
Sot në prokurori do të paraqitet për të dëshmuar edhe shoferi i Tom Doshit, Klodian Mema. Doshi do të paraqesë në prokurori shoferin e tij si dëshmitar të bisedës që Doshi pretendon se ka pasur me deputetin Mark Frroku. Mema do të paraqitet sot në Prokurori dhe do të japë dëshminë e tij. 

Dje dëshmuan Berisha, Doshi dhe Frroku
Te henen në organin e akuzës dhanë dëshminë e tyre ish-Kryeministri Sali Berisha si dhe deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ky i fundit, për të dytën herë, dhe tashmë në sy të Doshit, i ka qëndruar dëshmisë së parë, duke theksuar se nuk ka pasur dijeni për atentatin dhe nuk ka qenë ai personi që e ka sinjalizuar dhe prezantuar me Durim Bamin, për të cilin Doshi pretendon se është vrasësi me pagesë.