Prezantohet sot progres raporti, Hahn: Reforma në drejtësi, gjithëpërfshirëse dhe konsoliduese

459
Pulblikohet progres raporti i vitit 2015 për Shqipërinë. Raporti përbëhet nga 80 faqe vë theksin tek reforma në drejtësi ndërsa shton se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar profesionalizmin dhe depolitizimin e institucioneve të pavarura.
Niveli i lartë i boxhti publik mbetet një burim kryesor i rrezikut makroekonomik
Sistemi bankar paraqitet i qëndrueshëm, por është i ekspozuar ndaj kredive dhe rreziqeve të borxhit publik. Inflacioni mbetet i dobët duke lejuar bankën qëndrore të ulë normën e interesit.
Papunësia mbetet e lartë, pavarësisht se ka një rritje në punësim.
Janë bërë përparime por infrastruktura e transportit publik dhe e energjisë nuk është ende mjaft zhvilluar.
Numri i transaksioneve të dyshimta janë rritur në 2014 dhe në gjysmën e parë të 2015
Reforma në drejtësi
Pavarësia e sistemit gjyqsor është e sanksionuar në Kushtetutë, megjithatë, në praktikë ajo është e rrezikuar nga mënyra tejet të politizuara, ku më shqetësuesja është emërimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese.
Përpos kësaj, pavarësia e gjyqtarëve është e limituar dhe përzgjedhja e tyre për cështje të caktuara ka dyshime manipulimi.
Në mënyrë që Shqipëria të përmbushë prioritetet kyçe mbi reformën në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm duhet:
-Të miratojë një strategji të re të reformës në gjyqsor dhe të vazhdojë përmes një procesi konsolidimi dhe gjithëpërfshirës
-Të plotësojë vendet e lira në Gjyatën e Lartë dhe Gjykatave Administrative
-Të publikojë të gjitha vendimet e gjykatave me arsyetimet e tyre përkatëse brenda një afati të arsyeshëm.
Qeveria të sqarojë përgjegjësitë e njësive të reja administrative
Qeveria është përqëndruar në adresimin e prioriteteve për hapjen e negociatave me BE-në, duke ndjekur një sërë reformash të nevojshme për të avancuar në rrugën e integrimit në BE.
Është bërë progres në nivelin e qeverisë lokale me fillimin e implementimit të reformës administrative dhe adaptimin e strategjisë së decentralizimit.
Megjithatë duhen përpjekje të tjera substanciale për të sqaruar funksionet dhe përgjegjësitë e njësive të reja administrative si dhe për të rritur kapacitetet e tyre financiare dhe administrative.
Qeveritë vendore vijojnë të përballen me vështirësi në zbatimin e përgjegjësive të tyre në planet urbanistike.
Procesi i vendim-marrjes në Këshilli Kombëtar i Territorit (NTC), inspektorati dhe organet e qeverisjes vendore duhet të bëhet më transparente.
Te depolitizohen institucionet e pavarura
Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar profesionalizmin dhe depolitizimin e institucioneve të pavarura. Shqipëria duhet të shqyrtojë mundësitë për futjen e dispozitave të harmonizuara për emërimin dhe shkarkimin e krerëve të institucioneve të pavarura, të sigurojë një proces transparent dhe të bazuar në meritë për përzgjedhjen e krerëve dhe anëtarëve të bordeve, të sigurojë autonomi buxhetore dhe autonomi për të ngritur strukturat e tyre të brendshme.
Lufta kundër krimit të organizuar, te zhvillohet bashkepunimi prokurori- polici
“Vitin e kaluar ka pasur një rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, veçanërisht në luftën kundër trafikut të drogës.
Megjithatë mbetet për tu zhvilluar bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë. 
-Numri i dënimeve të fomrës së prere mbetetet i papërfillshëm
-Niveli i aseteve të konfiskuara është i ulët
Me qëllim të përmbushjes së prioritetit kyç në luftën kundër krimit të organizuar, në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:
-Të demonstrojë progres të mëtejshëm me qëllim krijimin e një historiku solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve, duke përfshirë çmontimin e rrjeteve kriminale, të përfshira në të gjitha format e krimit të organizuar.
-Të ndryshojë legjislacionin përkatës në fushën e përgjimeve dhe mbikqyrjes, afatet kohore për hetime dhe pranueshmërinë e provave për të rritur efikasitetin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar, në përputhje me standardet europiane.
-Të ngrihet një politike efektive e burimeve njerëzore
Administrata, duhen rekrutime ne baze te meritokracise
Shqipëria ka një përgatitje mesatarisht të mirë për reformën në administratën publike, por qeveria duhet që në vecanti të demonstrojë transparencë dhe të kryejë rekrutime në bazë të meritokracisë.
Të gjitha këto veprime do të jenë në funksion të përgatitjes së terrenit për implementimin e Kodit të ri të Procedurave Administriative.
Kriteri politik
Gjatë zgjedhjeve të qershorit 2015 nuk pati incidente me përmasa madhore, ndonëse ka dyshime mbi paanshmërinë dhe profesionalizmin e organave zgjedhore. Duhet bërë më shumë në lidhje me adresimin e kulturës përçarëse të politikës si dhe për të siguruar një dialog konstruktiv mes partive
Progres Raporti për Shipërinë


Sigal