Prezantohet Raporti i Monitorimit të SIGMA 2017 për Ecurinë e Reformës në Administratën Publike

893
Zëvendëskryeministrja Mesi: “Shqipëria, përparime të theksuara në krahasim me vitet e kaluara”
SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Evropian (BE), ka organizuar në Tiranëworkshop-in me temë “Sfidat Aktuale dhe Prioritetet e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, ku janë prezantuar gjetjet kryesore të Raportit të Monitorimit të këtij institucioni për vitin 2017-të në lidhje me ecurinëe vendit tonë në kuadër të reformës në administratën publike. 

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ËngjëllAgaçi, Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi, Koordinatori i SIGMA për ShqipërinëBagratTunyan, përfaqësues nga BE dhe organizata ndërkombëtare, shoqëri civile, donatorë etj. 

Në fjalën e hapjes të këtij aktiviteti, Zëvendëskryeministrja Mesi duke falënderuar SIGMA-n për cilësinë e Raportit të Monitorimit i cili shërben si një instrument shumë i vlefshëm në përcaktimin e prioriteteve gjatë procesit të reformimit, nënvizoi faktin se në këtë raport janë evidentuar shumë përparime të Shqipërisë krahasuar me vitet e kaluara dhe se në shumë aspekte vendi ynë ka shfaqur përparim të theksuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke nënvizuar bindjen seka akoma punë për ta bërë administratën tonë më efikase, Znj, Mesi u shpreh gjithashtu: “Ju siguroj se gjatë këtyre 6 muajve të fundit, reforma e administratës publike ka mbetur një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare me qëllim që të ndërtojmë një administratë publike profesionale e të përgjegjshme si një instrument kyç në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve”. 

“Shqipëria është një vend i cili e ka filluar maratonën e integrimit në BE dhe në këto kushte nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Mund të pohoj që kemi një ekip brenda qeverisë shqiptarë që ka kapacitetet e duhura teknike për të drejtuar reformën institucionale dhe të shërbimeve publike, kemi faktorin ndërkombëtar i cili po na mbështet në këtë proces të rëndësishëm dhe ka një vullnet politik të fortë nga ana e Kryeministrit për të arritur rezultate konkrete”, ndër të tjera shtoi Zëvendëskryeministrja Mesi. 
Sigal