Prezantohet “LIbra” , Blushi: Kjo parti beson tek një ide, jo tek një njeri

49

Deputeti
Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi prezantuan sot partinë më te re në
Shqipëri “Lista e Barabartë” ose “LIBRA”.


fjalën e tij para simpatizantëve dhe anëtarëve të tij, Ben Blushi tha se kjo
parti beson tek një ide dhe jo tek një njeri, se është një parti që ka në
themel besimin se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët.

“Besoj se sot e di cili është
vendimi më i rëndësishëm në jetën e njeriut, akti më i rëndësishëm është kurajo
e tij për të vendosur. Njeriu fshIhet nga mendimet e veta dhe ushqehet me
mendimet e veta. Gjatë gjithë jetës së njeriut cilat janë vendimet më të
drejta? Të guxosh është e drejtë, të kesh frikë është e padrejtë. Disa kanë
luftuar disa janë përpjekur për të tjerët, disa kanë ëndërruar, disa kanë
dyshuar, të gjithë sot jemi këtu për të besuar. Ne besojmë se Shqipëria mund të
bëhet dhe do bëhet vetëm nga shqiptarët. Shqiptarët kanë detyrimin për ta bërë
vendin e tyre, që të jetojnë në harmoni dhe paqe. Me këtë besim kemi ardhur sot
këtu të bashkohemi rreth një ideje jo rreth një njeriu. Mendimet e drejta që
lindin pas një ideje janë më të qëndrueshme se ato të një njeriu. Një njeri
lodhet, përkulet ndalon, një ide nuk ndalon”,- tha ai.