Pretendoi se ishte regjistruar pa dijeni në listë, reagon Partia Aleanca Popullore për Drejtësi

405
Aleanca Popullore Për Drejtësi (APD), njofton opinionin publik lidhur me disinformimin publik, që ka kryer Paulin Macaj, si më poshtë vijon:
Paulin Gjelosh Macaj,është paraqitur pranë zyrave të APD në Tiranë së bashku me kryetarin e Shoqatës së Përndjekurve Politikë Velipojë, ku ka plotësuar dokumentacionin përkatës për kandidim, në siglën e APD.

Stafi i APD ,pasi ka konstatuar,se P. Macaj është një person me precedente penale, e ka njoftuar këtë të fundit të paraqesë kërkesën për dorëheqje, të cilën e ka bërë.

Aleanca Popullore Për Drejtësi (APD) hedh poshtë me përbuzje çdo shpifje denigruese që bëhet nga persona me precedente penale,të infiltruar nga kundershtarët tanë politikë të të gjitha kahëve për të denigruar kauzën e saj.

Në vazhdim të kurtheve të kastës politike aktuale, ju bëjmë me dije ofrimin vullnetar të Myzafer Servet Elezit,i propozuar nga Komisioni Nismëtar APD-Vlorë, por pas një skenari të papritur, ky person shtrohet në spital ku edhe deklaron dorëheqjen.

Duke ditur realitetin e pistë politik dhe fuqinë e klaneve dhe bandave të PPSH-së, ne kemi pritur dhe presim shpifje, montime “deshmitarësh politikë” dhe infiltrime njëlloj si në diktaturë.

Opinioni publik shqiptar do të dëgjojë të tilla përpjekje të dëshpëruara dhe inskenime kundrejt Aleancës Popullore Për Drejtesi (APD), sepse bodrumet e errëta të sigurimit të shtetit nuk do e pranojnë kurrë lindjen e të djathtës kombëtare dhe ringritjes së dinjitetit tonë.

Bashkangjisim këtij njoftimi për shtyp, po paraqesim si provë deklaratat e nënshkruara nga personat në fjalë.

Të gjithë rastet e tjera të perdorura nga portalet, pronë e percarësve historikë të komunitetit të përndjekurve politikë, janë të pavërteta dhe nuk janë të dokumentuara.


Sigal