Prestigjozja “Financial Times”: Surpriza e Ramës për kancelaren gjermane Merkel

455
Në fillim të këtij muaji, kancelaria gjermane Angela Merkel bëri një shkëputje të vogël nga negociatat torturuese për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën financiare në Greqi. Ajo udhëtoi me mision për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit.
Ndalesa e parë ishte Shqipëria, ku kryeministri Edi Rama e mirëpriti me të gjitha adetet e zakonshme diplomatike (ishte vizita e parë e Merkel) – dhe një surprizë ekstra.
Ndërsa ajo po i drejtohej sallës së konferencave, Rama e drejtoi Merkelin në një dhomë të vogël, ku e prezantoi me disa nga punimet e artistëve evropianë bashkëkohorë më të shquar të ditëve tona.
mmIshte francezi Philippe Parreno, i njohur për filmin e tij të realizuar në bashkëpunim me Douglas Gordon mbi Zinedine Zidane, artisti me bazë në Stokholm Carsten Holler, artisti shqiptar Anri Sala, britaniku Liam Gillick dhe bashkatdhetari i Merkel, Thomas Demand. Takimi ishte kaba dhe pak sa “sureal”, sipas njërit prej artistëve.
Në sallën e konferencave, dy liderët dhanë deklaratat e tyre para një fotoje të madhe të Demand, e quajtur “sigh”, që tregon një model të shtrëngimit të duarve bazuar tek modeli i paraqitur fillimisht në Nju-Jork në vitin 1939.
zzEventi ishte një simbol i optimizmit i një bote që besonte tek e ardhmja. Por tek fotoja e Demand, procesi është i papërfunduar. Shtrëngimi i duarve është në progres. Ndërtimi i një bote më të mirë për të nesërmen, sipas fotos së Demand nuk është një çështje biznesi.
Jashtë ndërtesës së kryeministrisë ishin dhe disa nuanca të mesazheve të Ramës drejtuar mikeshës së tij. Njëra ishte skulptura e famshme e kërpudhave të Holler. Njëra e ngrënshme, njëra helmuese dhe tjetra haluçinante. Skulptura thotë një zyrtar, “mund të prezantojë një koment mbi politikën shqiptare”.kkk
Pjesë nga shkrimi i gazetës britanike “Financial Times”
Sigal