“Presioni mbi prokurorin e Durrësit”, Salianji: Rama dhe Braçe po ushtrojnë presion dhe shantazh ndaj drejtësisë

90

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe kanë ushtruar presion mbi prokurorin e Durrësit që hetoi dhe burgosi ish-kreun e Kadastrës në Durrës Liridon Pula.

Salianji shprehet se Rama e Braçe po ushtrojnë presion e shantazh ndaj drejtësisë, kurse shton se gjithkush e di sot se gjykatat e prokuroria janë në dorë të kryeministrit.

Postimi i Ervin Salianjit:

“Presioni” i Rama-Braçes ndaj prokurorit dhe gjykatës është shoë dhe grackë.

Është përpjekja për të propoganduar që në Shqipëri ka pushtete dhe institucione që nuk i nënshtrohen dhe nuk kontrollohen nga qeveria.

Është fillimi i një spinimi që çdo gotitje e nesërme me sfond politik apo për interesa të qeverisë të shitet si funksionim i drejtësisë.

Sot prokuroria dhe gjykatat kontrollohen tërësisht nga Rama.

Ulërimat e Ramës dhe shoët me kamera të zëvendesit të tij provojnë që nuk kanë merakun e zyrtarit që arrestuan vetë dhe as merakun e gjyqësorit që i reziston qeverisë por efektin propogandues që ky akt do të sjellë sot e ditët në vijim.

Kushdo sot nê Shqipëri e di që Rama dhe shtojcat e tij nuk kanë nevojë të mbyllin apo hapin një çështje në sy të publikut. Kërcënimi, shantazhi, joshja apo blerja e gjyqtareve dhe prokurorëve bëhet pa zhurme dhe në skuta jo para kamerave, fiks siç ndodhi me më tê fundit raste, dosjet 339 dhe 184 dhe cdo dosje tjeter krimi dhe korrupsioni që është mbyllur.

Askush smund të ketë iluzionin se kjo nuk ishte një akt i mirëfilltë propogandistik për gjasme gjyqësorin e pavarur dhe për luftën e madhe të qeverisë për drejtësi. Ditët e ardhshme do ta tregojnë, shkrimet dhe zhvendosja e vëmendjes ketu nga të paguarit e qeverise do ta vertetoj edhe me shpejt.