Presion për mitingun në Lushnjë/ Ka më shumë rëndësi se ai në Vlorë

440
Sigal

Një mesazh drejtuar socialistëve dhe militantëve të PS po qarkullon së fundmi pak orë para mitingut të radhës në Lushnjë, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë mesazh, organizatorët porosisin të gjithë militantët socialistë që të jenë prezent jo vetëm ata, por të marrin me vetë edhe nga tre persona të tjerë.

“Mirëmëngjes! Takim me z.Rama sot ditë e martë dt 26.02.2019 në Lushnje në orën 15.30, mos harroni ka më shumë rëndësi edhe se sa mitingu i Vlorës.

Duhet të tregojmë forcë, vendosmëri e mbështetje! Ndaj, sot secili nga ne duhet të ketë edhe tre vetë me vete. Lëvizja do jetë me makinat tona si në Vlorë. Por, do jemi shumë herë më shumë”, thuhet në mesazh, një tregues se Rama është vënë gjithnjë e më tepër nën presion, edhe nga situata e krijuar në politikën shqiptare.