Sigal

Kolinda Grabar Kitaroviç, presidentja e Kroacisë ka qenë sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka mbajtur një fjalim para deputetëve.

Presidentja kroate tha se ‘’nuk i harrojmë shqiptarët, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kroacisë’’.

Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të respektuar dhe të integruar, ndërsa shtoi se qeveria kroate do të jetë e angazhuar që të organizojë një samit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për këtë ftesë dhe më kanë dhënë mundësinë për t’ju përshëndetur në këtë vizitë. 

Dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik. Shqipëria ka qenë vendi ynë mik gjatë kohës kur miqtë ishin të paktë. 

Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kroacisë dhe më besoni, Kroacia nuk harron. Shqiptarët janë tërësisht të integruar dhe janë të respektuar në shoqërinë kroate”- shtoi Presidentja Kitarovic.