Presidenti Thaçi uron kryeministrin Haradinaj: Suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit

219
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për formimin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministrit Hramush Haradinaj i ka uruar suksese.

“Urime për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të ri qeveritar i uroj suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit”, thuhet në urimin e Thaçit.