Presidenti Thaçi në Tiranë, pritet nga Nishani, vizitë dy ditore

484
Sigal

Gazeta telegraf/ Ka mbërritur në Tiranë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Mirëserdhjen në një ceremoni
shtetërore ia ka uruar nga homologu i tij Bujar Nishani.


Thaçi do të qëndrojë të hënën dhe
të martën në Shqipëri.


Ai  do të takohet me krerët
e shtetit, që nga homologu i tij Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe
kryeministri Edi Rama, e deri te lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe
kryebashkiaku Veliaj.


Gjatë qëndrimit në Shqipëri,
presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli,
si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë,
por edhe në vende të tjera.


Gjithashtu, presidenti Thaçi pritet
të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa
ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.


Axhenda:

Të hënën (3 tetor), në orën
09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i
Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në orën 10:30, dy presidentët
do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

 
Në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i
Shqipërisë, Edi Rama

Në orën 13:30, do të takohet
edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

 
Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë
familjen e shkrimtarit Dritero Agolli

 
Në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e
Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

 
Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të
vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Në orën 09:30, në Bashkinë e
Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj

 
Pas këtij takimi, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore
lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Rreth orës 13:00, në Bushat të
Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së
Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë