Presidenti të shpërndajë Kuvendin

509
Sigal

Vangjel Dule i ka cilësuar të paevitueshme zgjedhjet e parakohshme, dhe se procesi thjesht po vonohet nga Kryeministri Rama. Sipas kreut të PBDNJ, në fund të procesit të zëvendësimit të deputetëve, parlamenti do të bjerë. “Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë Kuvendi përbëhet nga 140 parlamentarë. Në momentin që ky proces, i cili është shndërruar në një farsë të zëvendësimit të deputetët mbyllet, atëherë ky Parlament bie. Unë e shikoj si një obligim Kushtetues të Presidentit që të vijojë me shpërndarjen e Parlamentit. Rrjedhimisht nuk ka asnjë arsye racionale që Rama ta tejzgjasë këtë amulli”, tha Dule në “Top Talk”. Ndërkohë kreu i PBDNJ ka edhe një lexim ndryshe të deklaratës së Presidentit Meta, i cili paralajmëronte edhe dorëheqjen, që sipas Dules do të çojë në shpërndarjen e Parlamentit. “Kam një lexim ndryshe. Përpara se të shprehej për dorëheqjen e tij, Meta u shpreh se si President i Republikës nuk mund të njohë një Parlament me 82 deputetë siç është sot. Mendoj se po i afrohemi zgjedhjes”.