Presidenti pret ambasadorin e ri të Kilit/ Të përfitojmë nga eksperienca për situatat e tërmeteve

449
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.

Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.