Presidenti: Palët të ulen në tryezë me axhendë serioze, larg retorikave

422
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u bën thirrje palëve politike që të angazhohen seriozisht për një tryezë dialogu dhe të largohen nga retorikat boshe.

Presidenca thekson se kreu i Shtetit ka ofruar vullnetin e tij për të krijuar kushtet për dialog midis mazhorancës dhe opozitës.

Presidenca: Presidenti ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar kushtet për dialog politik midis mazhorancës dhe opozitës. Askush nuk mund të fyej integritetin e institucionit të lartë të shqiptarëve. Institucioni i Presidentit i bën edhe një herë thirrje palëve të ulen në tryezë palët me agjendë serioze duke u larguar nga retorikat pa produkt.
Sigal