Presidenti Nishani uron Atin e Shenjtë, Papa Françesku me rastin e 80-vjetorit të lindjes

375
Sigal

Presidenti i Shqipërisë. Bujar
Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Atit të Shenjtë, Papa Françesku me rastin
e 80-vjetorit të lindjes, në të cilin shkruan:

“Shenjtëria Juaj!

Me rastin e lumtur të 80-vjetorit tuaj, më lejoni
që në emrin tim personal dhe në emër të mbarë popullit shqiptar t’ju uroj nga
zemra gëzuar ditëlindjen!

Në këtë jubile të shënuar, kam kënaqësinë dhe
privilegjin që t’ju shpreh konsideratën e lartë për të gjithë kontributin tuaj
të vyer në shërbim të përunjur Hyut sidomos për formësimin bashkëkohor që po i
jepni kohët e fundit Kishës Katolike anembanë botës.

Gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin maksimal
për mesazhet e ngrohta si dhe përkujdesjen tuaj atërore ndaj Kishës Katolike
dhe besimtarëve shqiptarë si dhe për vlerësimin që vazhdoni të tregoni për ta
duke shenjtëruar Nënë Terezën tonë, duke shpallur 38 martirët tanë të bekuar si
dhe duke emëruar së fundmi Kardinali Ernest Troshani.

Vizita juaj Papale në vendin tonë do të mbesë
përjetësisht e gdhendur në kujtesën historike të shqiptarëve ashtu siç do të
kujtohet me veneracion vlerësimi Juaj për virtytin tonë të jashtëzakonshëm
kombëtar: bashkëjetesën dhe harmoninë proverbiale mes bashkësive fetare në
Shqipëri.

Jetë sa më të gjatë, i shtrenjti mik i Shqipërisë
dhe shqiptarëve!

Bujar
Nishani”