Presidenti Nishani u jep shtetësinë shqiptare, 19 kinezëve

44
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në ditët e fundit të mandatit të tij vendosi t’u japë shtetësinë shqiptare 19 kinezëve, njofton Radio e Jashtme e Kinës, e cila i refereohet medias shqiptare.

“Media shqiptare thotë se këta shtetas janë sipërmarrës, – shkruan CRI, – për shkak se propozimi për dhënien e shtetësisë ka ardhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare. Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dekretoj:

Neni 1.
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: Deqiang Nianzu Huang, Yuanfeng Qingzhao Lu, Kangbo Renguang Tang, Changqing Renxiang Jiang, Jiarong Xichang Mai, Changfeng Jiarong Mai, Xiao Zhengliang Fu, Chunmei Chengyuan Yang, Bin Huajun Zhang, Yu Tinggui Xu, Tung Yin Tai Leung Lai, Ronghuo Yutian Lai etj.”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.