Presidenti Nishani priti Krye Zyrtarin Diplomatik të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersi

488
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në një takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare dhe Krye Zyrtarin Diplomatik të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, zotin Alan Bersi.

 

Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi situatën në rajon si dhe në zonat e konflikteve, kjo e fundit nisur edhe nga pozicioni gjeografik i vendit tonë, si një urë lidhëze midis rajoneve të Azisë dhe kontinentit evropian.

 

Biseda mes Presidentit Nishani dhe Ambasadorit Bersi u fokusua te forcimi i kontrollit të kufijve për të përmirësuar në maksimum luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve të të gjitha formave.

 

Gjithashtu Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën amerikane në këtë aspekt duke inkurajuar një rritje akoma më të madhe të kësaj ndihmese në të ardhmen.

 

Presidenti i Republikës e garantoi zyrtarin amerikan se institucionet ligjzbatuese të vendit ruajnë vlerësime maksimale për këtë bashkëpunim si dhe janë të gatshëm në çdo kohë për ta zhvilluar dhe mirëpritur ndihmën e tyre në çdo kohë.