Presidenti Nishani pret drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”

57
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim vëllazëror me drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosja”; Kryetarin Visar Ymeri dhe deputetin e saj Albin Kurti. Biseda mes Kreut të Shtetit shqiptar dhe drejtuesve të Lëvizjes “Vetëvendosje” u fokusua kryesisht në zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe kufirin e saj me Serbinë.