Presidenti Nishani pret Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin

68

Presidenti i Republikës,
Sh.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në
Tiranë, Sh.S.Znj. Romana Vlahutin, me rastin e dorëzimit të raportit vjetor të
progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë si dhe Komunikatën mbi politikën
e zgjerimit të BE-së.

Presideni Nishani
vlerësoi rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave
të anëtarësimit në Bashkimin Europian pas fillimit të zbatimit të reformës në
drejtësi, çka përbën një lajm të mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë popullin
shqiptar. Në këtë kontekst, Presidenti vlerësoi përpjekjet e Komisionit,
Parlamentit Europian dhe të gjithë vendeve anëtare për afrimin gjithnjë e më të
madh të Shqipërisë drejt BE-së. Vendosja e Shqipërisë në agjendën aktive të
BE-së, është një sinjal inkurajes dhe pozitiv si për vendin tonë ashtu edhe për
rajonin ku ne gjendemi.

Kreu i Shtetit përcolli
shpresën që ky rekomandim i Komisionit të marë miratimin e vendeve anëtare
gjatë takimit që do të zhvillojë Këshilli i Ministrave, në mbështetje të
aspiratës së shqiptarëve për integrim. Presidenti Nishani gjithashtu theksoi
domosdoshmërinë për të reflektuar dhe përqëndruar përpjekjet në sfidat e mëdha
që ka përpara Shqipëria, në të ardhmen e afërt të saj.