Presidenti Nishani niset për vizitë shtetërore në Itali

429
Sigal

Me ftesë të Presidentit italian Sergio Mattarella, kreu
shqiptar i shtetit, Bujar Nishani, u nis drejt Italisë për një vizitë shtetërore.
Presidenti Nishani do të pritet me ceremoni shtetërore në
Pallatin Quirinale, ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun
italian si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive.
Më pas, agjenda e vizitës do të
vijojë me takimet me Presidentin e Senatit italian, Pietro Grasso si dhe me
Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Emigracionin në Senatin
italian, Pier Ferdinando Casini.
Vizita shtetërore e Presidentit
shqiptar në vendin fqinj parashikon edhe një takim me drejtues dhe anëtarë të
shumtë të shoqatave shqiptare në Itali.