Presidenti Nishani niset drejt Londrës, pritet nga Princi Charles

456
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani është nisur mëngjesin e sotëm drejt Londrës, ku do të zhvillojë një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj vizite Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet zyrtarisht nga Lartmadhëria e Tij Princi Charles i Uellsit dhe do të jetë i Ftuari i Nderit në Banketin vjetor të Shoqërisë së Njerëzve të Lirë të Londrës.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Presidenti Nishani do të zhvillojë një mëngjes pune në Dhomën e Lordëve si dhe do të dekorojë personalitete të spikatura britanike me kontribute të vyera në promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare si dhe të çështjes shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.