Presidenti Nishani kthen në Kuvend Ligjin për Arsimin e Lartë

412
Pas konsultave me akademikët, Presidenti Buajr Nishani vendos t’i kthejë Kuvendit për rishqyrtim, ligjin për arsimit të Lartë të kundërshtuar edhe nga opozita. Janë 6 arsytetimiet që sipas kreut të shtetit e bëjnë të pakalueshëm këtë ligj. Nishani thotë se ligji në tërësinë e tij nuk është ndërtuar mbi shtyllat të cilat dikton procesi i Bolonjës. Po sipas tij, me anë të këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri.

Një arsytim tjetër sipas kreut të shtetit është edhe fakti se “Ky Ligj nuk garanton Autonominë e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Lirinë Akademike të parashikuar nga Kushtetuta në nenin 57/t të Saj”. Pika e katërt ku mbështet kreu i Shtetit arsyetimin e tij është se: “Autonomia e IAL në kuptim të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese vendim nr. 9/2008 cenohet për sa kohë krijohen apo ristrukturohen Agjenci të ashtuquajtura Autonome, të cilat janë në varësi të plotë të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin dhe pretendohet të realizojnë synimet e kësaj Reforme në drejtim të cilësisë, konkurrueshmërisë dhe garantimit të mundësive të barabarta mbi bazën e meritës dhe transparencës për të gjithë individët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta”. Sipas Nishanit, “Autonomia e Universiteteve duket e cenuar edhe nga ndikimi i ekzekutivit në përbërjen e Bordit të Administrimit”. Presidenti shton se “Ligji në Kreun V të tij përmban dispozita në lidhje me mbarimin e mandatit të strukturave drejtuese të IAL-ve, ndërsa në nenin 131 përcakton rregulla për kufizimin e mandateve të drejtimit, duke cenuar sërish autonominë organizative të IAL-ve”.
Sigal