Presidenti Nishani kthen në Kuvend ligjin e mbetjeve

460
Sigal

Gazeta Telegraf/ President i
vendit, Bujar Nishani, ka vendosur të kthejë ligjin për importin e mbetjeve.

Ky vendim vjen pas takimeve që ai
zhvilloi më herët me shoqërinë civile dhe drejtues të bizneseve të riciklimit
në vend, ku kanë diskutuar efektet negative dhe pozitive të këtij ligji.

Para dhe pas miratimit të këtij
ligji më 22 shtator, me 63 vota pro dhe 27 kundër, ka pasur protesta nga
shoqëria civile dhe qytetarë.