Presidenti Nishani: Ja përse bojkotova Samitin e Ohrit

401
Sigal

Presidenti Nishani zbardh arsyet e bojkotit që i bëri Samitit të Ohrit. Në një deklaratë publike, Presidenti Nishani shpjegon: “Shpreh zhgënjimin lidhur me kushtëzimin destruktiv që i bëhet pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të vendeve të rajonit në Samitin e Ohrit, një veprim i paprecedentë dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha marrëveshjet dhe parimet e lartpërmendura; si edhe frymën e dialogut e bashkëpunimit në rajon. Në kushtet e thyerjes së atmosferës së mirëbesimit dhe të respektit reciprok, me keqardhje njoftoj vendimin për të mos marrë pjesë në Samitet e Ohrit të datave 1 dhe 2 qershor”.