Presidenti Nishani fton në këshillime krerët e grupeve parlamentare për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë

384
Sigal

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, në zbatim të detyrimit kushtetues, ditën e martë, më datë 24 qershor 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë si rrjedhojë e dy vendeve të krijuara nga shtimi i numrit të gjyqtarëve me miratimin e ligjit 151/2013.

Me qëllimin për të siguruar një përbërje cilësore të Gjykatës së Lartë, si dhe për të caktuar kritere konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, konsultimet do të zhvillohen me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane.