Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e Ylli Manjanit si dhe emërimin e Petrit Vasilit si ministër të Drejtësisë

498
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Nishani gjithashtu dekretoi edhe emërimin e ri në këtë post, Petrit Vasilin.
Kryeministri Rama dërgoi ditën e djeshme një shkresë tek Kreu i Shtetit, Nishani ku njoftonte për shkarkimin e Manjanit edhe pse në të nuk specifikohej motivacioni i shkarkimit.
Dekreti i Presidentit me firmën e Nishanit u bë publik në faqen zyrtare të Presidencës.
Sigal