Presidenti Nishani dekreton dy ministrat e rinj, Ahmetajn dhe Ekonomin

550
Pas përplasjeve në distancë mes shumicës dhe kreut të Shtetit për emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajn dhe Milva Ekonomi, presidenti Bujar Nishani ka dekretuar këtë dy të fundit. Numri një i shteti po sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe një kërkesë për interpretimin e neneve e Kushtetutës që kanë të bëjnë me dekretet. Ndërkohë, dita e nesërme ishte dhe afati i fundit për dekretimin e Ahmetajt, i cili zëvendësoi Shkëlqim Canin si dhe Ekonomin, që mori postin e ministrit të ri të Financave.
NISHANI KERKESE PER INTERPRETIM NE GJYKATEN KUSHTETUSE
Presidenti Bujar Nishani i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenet e Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë që kanë të bëjnë me dekretet, pikërisht për interpretimin e nenit 98 pika 1 të Kushtetutës që ka të bëjë me ndryshimet në qeveri. Në kërkesën dërguar Kushtetueses, Nishani parashtron gjithë çështjen e emërimit dhe dekretimit të shkarkimit të dy ministrave, atij të Financave, Shkëlqim Cani dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe vendimin për mosdekretimin e 2 të rinjve, Ahmetajn tek Financat dhe Milva Ekonomin tek Ekonomia. Sipas shkresës së Nishanit, kuvendi më dt.18 nuk shqyrtoi dekretet për shkarkimin, çka solli edhe mosdekretimin e dy ministrave të rinj, duke krijuar një ngërç.
Kreu i Shtetit dekretoi shkarkimin e Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj por nuk dekretoi ndryshimet e tjera në qeveri. Kjo, me arsyetimin se nuk mund të dekretojë dy ministrat e rinj pa kaluar votimi në Parlament i dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave. “Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, deklaroi Presidenca pak ditë më parë.
BRAHO: NISHANI PO BËN LOJË POLITIKE, E NGJASHME ME ‘SHAHUN’

Afati i fundit për dekretimin e emërimeve të dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Ikonomi, nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani është dita e nesërme. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Nga ana tjetër Braho nuk kursehu as kritikat për qëndrimin e kreut të Shteti, ndërsa theksoi se Nishani po bën lojë politike, duke e krahasuar atë me një lojë shahu. “Kreu i shtetit po bën lojë politike, e ngjashme me lojë shahu. Ashtu si në lojën e shahut çdo gjë ka afatet e veta”, tha Braho.
PYETJE-PERGJIGJE
Z. Braho, tashmë që kanë kaluar në Gjykatën Kushtetuese, çfarëdo të ndodhë me dekretet, duhet të pezullohen apo të kalojnë në seancë për votim?
Nuk e di nëse kanë kaluar në Gjykatë Kushtetuese. Dje prononcimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë që nuk kanë ardhur akoma, por kjo nuk ka të bëjë fare me angazhimin e Gjykatës Kushtetuese.
Realisht ky vendim është interpretuar në vitin 2002, ajo që presim e që është pjesë e një loje politike dhe që duket si lojë shahu, ashtu si edhe në shah ka një kohë të caktuar dhe koha mbaron nesër. Që do të thotë, nesër Presidenti i Republikës është i detyruar të dekretojë, nëse do të ketë veprime të tjera, thashë është pjesë e lojës politike dhe aspak të mbështetura në Kushtetutë dhe në ligj.
Nëse nuk vijnë dekretet nesër nga Presidenti i Republikës për emërimin e dy ministrave, çfarë mund të ndodhë?
Unë mendoj që nuk do të ketë lëvizje të tjera të Presidentit, mendoj që duhet t’i sjellë…
Z. Braho, a jeni dakord me atë çfarë ka propozuar znj. Ermonela Felaj, se në rast se nuk respektohet Kushtetuta duhet të ndërmerret nisma për shkarkimi i Presidenti të republikës?
Është një retorikë juridiko-politike që nuk i vlen kësaj situate.
Sigal