Presidenti Nishani “damkos” ministrin Bushati: Gënjeve në komision, diplomacia juaj është anti-SHBA dhe anti-BE

506
Akt i qëllimshëm, për të hequr përgjegjësinë e tij dhe të shefit të tij, nga ky skandal i rëndë
Ditën e djeshme, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, shpjegoi në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, votën kundër të Shqipërisë, për eliminimin e armëve bërthamore në aleancën e NATO-s. Bushati dha këtë përgjigje: “Kjo votë ndryshoi nga kërkesa e SHBA dhe Francës. Para se të flasim duhet të informohemi për çështjen në fjalë. Qëndrimi ndryshoi në Samitin e Uellsit në vitin 2014. Nuk ndryshuam qëndrim për shkak të Trump. Ministri sqaroi edhe vizitën e tij në Iran, një vend që nuk ka marrëdhënie të mira me SHBA, duke thënë se pala iraniane ka shprehur interesin për bashkëpunim me Shqipërinë. Ministri tha gjithashtu, se në Iran ka ngritur çështjen e Kosovës, duke qenë se ky shtet ka ndikim të madh edhe në Irak, Liban e Siri”. Mirëpo këtë gënjeshtër dhe shpjegim skandaloz të ministrit Bushati e ka shoqëruar me reagim të ashpër Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani, sipas të cilit, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka pranuar se ka votuar kundër SHBA-së në OKB dhe për këtë është informuar edhe Presidenti Bujar Nishani”. këtë mashtrim, presidenti Nishani e ka mohuar si mashtrim të ministrit Bushati, për të njollosur edhe figurën e tij si kryetar shteti, me turpin që ka bërë ai dhe kryeministri Rama, duke votuar kundër SHBA, madje edhe duke bërë propagandë elektorale, kundër presidentit Trump, me thirrjen që amerikanët të mos votonin pro Trump, mbasi sipas Ramës që fliste në emër të qeverisë shqiptare si zëdhënës i Sorosit e Klintonëve, fitorja e Trump ishte rrezik për shkatërrimin e shtetit, popullit dhe ekonomisë amerikane. Me një njoftim zyrtar për mediat, Presidenca e damkos ministrin e jashtëm, Z. Bushati si gënjeshtar i rëndomtë dhe i qëllimshëm, për të hequr përgjegjësinë e tij dhe të shefit të tij nga ky skandal i rëndë, që bie ndesh me politikat paqësore amerikane. 
Deklarata e plotë e Presidencës së Shqipërisë
Nisur nga deklarata e bërë sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të Rezolutës për armët bërthamore, sqarojmë, se deklarimi: “Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucionale” është krejtësisht e pavërtetë! Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron gjithashtu opinionin publik se, nisur nga detyrimet dhe ndjeshmëria e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet e saj Anëtare, më 11 janar 2017, me shkresën nr. 52, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kërkuar informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në votimin e datës 23 dhjetor 2016 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore. Informacioni është kërkuar edhe mbi arsyet dhe argumentet e marra në konsideratë për formulimin e qëndrimit, si dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë rezolutë. Deri më sot nuk ka pasur asnjë informacion apo shpjegim me shkrim apo verbal të ardhur nga Ministri i Punëve të Jashtme për Presidentin e Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës kërkon nga Ministri i Punëve të Jashtme të mos disinformojë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërisht për çështje kaq thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate strategjike dhe partnere në NATO, ndaj ftojmë Ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucionale Presidentin e Republikës!
Sigal