Presidenti nga populli, Blushi merr 10 mijë firma nga peticioni online

440
Kërkesa e deputetit Ben Blushi dhe 9 deputetëve të tjerë për ta zgjedhur Presidentin nga populli, e cila është jetësuar nëpërmjet një formulari në faqen Change.org, ku gjithsecili mund të hedhë firmën e tij për këtë ndryshim, deri më tani ka marrë mbi 10 mijë firma online, çka do të thotë 1/5 e firmave të nevojshme për të pasur një ndryshim të tillë kushtetues. Peticioni online ka vetëm 13 ditë që është online dhe ndodhet në një platformë ku më parë kanë dalë fituese 18 mijë peticione.
Vetë Blushi në momentin e publikimit të këtij peticioni u shpreh se ka ardhur koha që një pjesë e vendimeve të këtij Parlamenti të ndryshojnë përmes presionit publik. “Kjo është një mundësi për t’i bërë parlamentit dhe qeverisë presion publik se ka ardhur koha që ky Parlament nuk mund të jetë më kaq i shurdhër, hermetik dhe interesaxhi. Ka provuar dhe po provon që po mendon vetëm për interesat e veta. Ju ftoj të gjithëve të votojmë në change.org/ president nga populli”,­ deklaroi Blushi në Kuvend.
Sigal