Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Amerikës, Donald Lu. Presidenti Meta dhe Ambasadori Lu kanë drekuar së bashku me rastin e fundit të mandatit të Lu.

Presidenti i republikës ka vlerësuar bashkëpunimin rreth 3 vjeçar me ambasadorin amerikan për intensifikimin e marrëdhënieve  mes dy vendeve, dhe i ka uruar suksese Donald Lu-së në detyrën e tij të re.