Presidenti Meta: “Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj

537
Sigal

Kreu i shtetit z.Ilir Meta ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” se zëdhënësi i tij z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë.

Postimi i tij:

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.