Presidenti Meta vulos vendimin e tij të fortë, me Shqiponjën Kombëtare!

566
Sigal

Kryeministri Edi Rama, gjatë këtyre ditëve që ka vijuar një fushatë farsë elektorale është kujdesur që në mitingjet e tij të heqë flamurin e partisë dhe ta zëvendësojë me atë kuq e zi, kombëtarë.

Nga ana tjetër, datën 30 qershor e ka cilësuar si ‘historike’ për Shqipërinë.

Por e gjithë kjo butafori dhe retorikë është hedhur poshtë sot me argumente nga presidenti, Ilir Meta, i cili përkundrazi ka bërë me dije se zgjedhjet e 30 qershorit po e çojnë vendin jo vetëm në ndasi të thellë, por edhe drejt një rreziku përplasje mes qytetarëve. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse anulimin e 30 qershorit dhe firmën që hodhi live në dekretin në fjalë, ai në fakt e quajti një akt historik të cilin e vulosi duke bërë përpara kamerave të shumta simbolin e bashkimit kombëtar, shqiponjën e flamurit.

‘Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë. Jam i bindur për domosdoshmërinë e këtij akti historik, prandaj po e nënshkruaj këtë përpara jush’, tha presidenti Meta, përpara se të hidhte firmën e fortë mbi dekret.