Presidenti Meta vlerëson legjendën e futbollit shqiptar Sulejman Demollarin në 55 vjetorin e lindjes

565
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta nderon legjendën e gjallë të futbollit shqiptar, Sulejman Demollari në 55 vjetorin e lindjes së tij.

Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamje nga takimi me ish-futbollistin e Dinamos, Presidenti Meta vlerëson se Demollari është simbol i dy Dinamove: atë Tiranës dhe atë Bukureshtit, dhe si i tillë, thotë Kreu i Shtetit, “Sula” mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.

Komenti i plotë i Presidentit Meta

Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij. Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës.

Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore.

Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij.⚽🇦🇱