Presidenti Meta vlerëson ish-futbollistët, mesazh të rinjve: Pa sakrificë dhe pasion, nuk ka sukses!

439
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” katër ish-futbollistët shqiptarë, që në karrierën e tyre dhuruan emocione dhe spektakël për sportdashësit shqiptarë. Bëhet fjalë për futbollistët e shquar si Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja (vlerësim pas vdekjes).

Teksa përmendi profilin e tyre dhe karrierën në fushën e futbollit, Kreu i Shteti tha se këto figura do të jenë model frymëzimi për moshat e reja. Meta gjithashtu iu bëri apel të rinjve duke iu thënë se pa punë dhe pasion nuk mund të arrihet kurrë suksesi i kërkuar

“Shembujt e këtyre do mbetën një vlerë e pamohueshme për ata dhe për sportin që kanë bërë për kultivimin dhe rritjen e shëndetshme të njerëzve tanë.

Këto janë momente që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që ne trashëgojmë dhe janë edhe një apel për të gjithë të rinjtë tanë që ta kuptojnë se pa sakrifica, pa pasion dhe pa profesionalizëm nuk ka sukses” tha mes tjerash Meta.