Presidenti Meta viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë me rastin e festave të fundvitit

605
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme, me rastin e festave të fundvitit, Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.
Gjatë takimit me të moshuarit, Meta ka uruar për vitin 2018, ‘më shumë dashuri e solidaritet për moshën e tretë’.
‘Një shoqëri është e shëndetshme kur asnjë nuk ndihet i vetmuar. Më shumë përkujdesje për moshën e tretë’, është shprehur Presidenti Ilir Meta.
Sipas tij, ‘vëmendja ime ndaj moshës së tretë do jetë e përhershme’
‘Përkujdesja ndaj moshës së tretë detyrim i gjithë shoqërisë. Festat e fundvitit, ditë reflektimi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë’, deklaroi Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me të moshuarit në Kavajë.


Sigal