Presidenti Meta viziton Panairin e Produkteve Bio në Cërrik

444
Sigal

 

Presidenti i vendit, Ilir Meta sot ka vizituar Panairin e Produkteve Bio në Cërrik. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai inkurajon bizneset të nxisin prodhimin vendas dhe eskportin e produkteve “Made in Albania”.

“Promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë, jo vetëm Cërrikun e Elbasanin, por edhe Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke sjellë standardet europiane të zhvillimit. Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip”, shkruan mes të tjerash Presidenti.

Vizitë mbresëlënëse në Panairin e Produkteve Bio në Cërrik.
Të nxisim prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”, përmes një marketingu të zgjuar e efikas. Grante e kredi të buta për fermerët e modernizimi i industrisë ushqimore, janë faktor nxitës për t’i ndërkombëtarizuar produktet tona si marka në tregun rajonal dhe botëror. Promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë, jo vetëm Cërrikun e Elbasanin, por edhe Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke sjellë standardet europiane të zhvillimit. Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!

Image may contain: 7 people, people sitting