Presidenti Meta viziton familjet në Shkafanë të Durrësit: Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente emergjente

478
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti në fshatin Shkafanë të Durrësit.

Meta shkruan se situata paraqitet e rëndë e duhet bërë gjithçka për të tejkaluar situatën tepër emergjente.

Postimi i Ilir Metës:

Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone.

Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme.